BERLIN – Sondazh: Kompanitë gjermane nuk janë gati për një Brexit pa marrëveshje

KELN, 6 nëntor /ATSH-DPA/- Shumica e kompanive gjermane nuk janë të përgatitura për një dalje të Londrës nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje, sipas një sondazhi.

“Pesë muaj para datës së Brexit, 60% e kompanive gjermane shprehen se nuk kanë bërë plane për këtë situatë”, sipas një sondazhi të publikuar nga “Institute Business” (IW).

“Një e katërta e 1 110 kompanive në industrinë gjermane dhe shërbimet industriale të anketuara nuk janë të përgatitura’’, sipas sondazhit.

“Kompanitë vërtetë të përgatitura që ndodhen në këtë fushë përbëjnë një përjashtim”, thuhet në këtë studimi.

Vetëm 2,7 % e kompanive që eksportojnë në Britani të Madhe pretendojnë të jenë “shumë” të përgatitur për një Brexit pa marrëveshje.

Britania e Madhe pritet të largohet nga BE në fund të marsit. Nëse negociatat midis dy palëve dështojnë, tarifat dhe kontrollet kufitare do të jenë të pashmangshme.

Mungesa e marrëveshjes mund të ketë pasoja serioze në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve dhe mund të përfshijë vonesa të gjata në pikat hyrëse dhe dalëse për shkak të kontrolleve doganore.   /os/ /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.