Shërbimet zjarrfikëse të bashkisë Tepelenë, trajnim nga homologët e Janinës

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Janinë, njoftoi sot nisjen e trajnimit të trupave zjarrfikëse të 11 bashkive të Shqipërisë së Jugut, ku bën pjesë dhe bashkia e Tepelenës.

Një hap më përpara për trupat tanë zjarrfikëse në parandalimin, evidentimin dhe shuarjen e zjarreve, si dhe në fushat e tjera ku këto trupa përfshihen, për ruajtjen e jetës dhe të pronës.

Ky trajnim është konceptuar të jetë i natyrës teorike dhe asaj praktike. Ai ka për qëllim aftësimin dhe përmirësimin e shërbimit zjarrfikës në njësitë e sipërmendura, dhe më konkretisht lidhur me temat:

• Shpëtimin dhe reagimin ndaj fenomeneve sizmike,
• Adresimin e pasojave të përmbytjeve,
• Ndihma në ambientet e mbyllura (ashensorët),
• Trajtimi për rastet e aksidenteve rrugore (ekskursione, guida turistike),
• Zjarret urbane (lëngjet e karburantit, GLN),
• Masat për parandalimin e zjarrit (vetëm zyrtarët),
• Zjarret në pyje,
• Shërbimi hetimor për rastet e zjarrvënieve, aksidenteve, përmbytjeve (vetëm oficerët).

Ndër punonjësit e efektivëve të shërbimit zjarrëfikës pranë bashkisë, morën pjesë 5 punonjës, të kryesuar nga shefi i komandës Veledin Abazi.

Bashkia falenderon Konsullin e Përgjithshëm të RSH në Janinë, Gjikuria, Komandantin e Zjarrfikëseve të Epirit, Georgakopoulos dhe Koordinatorin e Drejtorisë Zjarrëfikëse për Qarkun Gjirokastër, Bizhga.

/m.z/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.