Ronaldo dëshiron të luajë përsëri me Rooney

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ – Ronaldo tregon se do të donte të luante përsëri me Wayne Rooney në një ekip.

Dy lojtarët ka luajtur bashkë për pesë vite në “Old Trafford”, para se portugezi të transferohej tek “Real Madridi” në vitin 2009.

Ronaldo dhe Rooney kanë fituar tek “United”, tre tituj të Premier Ligës, dy Kupa të Ligës, një Kupë FA dhe një Ligë të Kampionëve.

“Rooney ka një mentalitet të veçantë. Ai nuk ndalet asnjëherë, vrapon dhe ndihmon skuadrën. Ai është një futbollist fantastik”, ka thënë Ronaldo.

“Ka shënuar shumë gola në karrierën e tij. Më mungon që të luajmë bashkë. Të ardhmes nuk i dihet. Ndoshta një ditë do të jemi përsëri në të njëjtin ekip”, ka theksuar portugezi.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.