Remonti në Qafë-Mollë, OSHEE: Kufizime të energjisë në Tiranë

TIRANË, 5 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e rajonit Tiranë se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona më 6 dhe 7 nëntor, shkak remonti i nënstacionit Qafë-Mollë.

Për shkak të remontit  në Nënstacionin Qafë-Mollë, OSHEE shprehet se në datën 6 nëntor do të kufizohet energjia elektrike në disa zona në Tiranë.

Po ashtu, OSHEE shpjegon kalendarin dhe orarin e ndërprerjes së energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit.

“6 nëntor, punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 10:00-13:00. Pa energji do të mbeten këto zona: Shkallë, Darshë, Qafë-Mollë”, shprehet OSHEE.

Ndërsa me 7 nëntor, shprehet OSHEE, punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 10:00-14:00. Pa energji: Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Shëngjergj, Verri. Dhe me 8 nëntor, punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 10:00-14:00. Pa energji: Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmeri, Dom, Fag, Derje”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.