Policia e Elbasanit, 1130 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ – Policia e Elbasanit përgjatë një jave, ka shoqëruar në komisariate për verifikim 90 persona, kryesisht me precedentë penalë, të dyshuar për armëmbajtje pa leje, vjedhje, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Policia e Elbasanit njoftoi se u kontrolluan edhe 480 mjete, dhe 52 shtetas janë proceduar penalisht, për vepra të ndryshme penale nga të cilët: 2 janë arrestuar, 3 janë ndaluar, 40 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, si dhe 7 janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë janë arrestuar 2 drejtues mjetesh për (drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi) dhe 3 janë proceduar në gjendje të lirë. Si rezultat i këtyre kontrolleve të shtuara janë pezulluar 40 leje drejtimi dhe janë vendosur 1130 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Në kuadër të 20-vjetorit të rënies në krye të detyrës të efektivit të Policisë së Shtetit Oltion Sulovari, D.V.P. Elbasan zhvilloi një Ceremoni Përkujtimore në Novoselë të Vlorës, në shkollën “Sul Misiri” ku ai ishte nxënës. /o.l//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.