Pas suksesit në MTV EMA, Dua Lipa dhe Bebe Rexha hedhin valle shqiptare

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Dua Lipa e nominuar në katër kategori, doli nga kjo ngjarje e madhe me trofeun e “Best pop”, gjithashtu edhe këngëtarja tjetër shqiptare Bebe Rexha elektrizoi mbrëmjen me një performancë të mahnitshme të këngës “I’m A mess”.
Pas mbrëmjes të dy shqiptaret kanë vazhduar mbrëmjen së bashku me miqtë e tyre, ku kanë hedhur valle shqipe duke krijuar një atmosferë të veçantë. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.