Nis puna për rehabilitimin e gjimnazit të Maqellarës

TIRANË, 5 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Dibër ka nisur sot punimet për rehabilitimin e ambienteve të jashtme të gjimnazit në Maqellarë.

Në nisjen e punimeve merrte pjesë dhe kryetari i Bashkisë së Dibrës, Muharem Rama i cili vendosi theksin se investimet do prekin të gjithë bashkinë Dibër.

Ky investim do bëjë të mundur rehabilitimi i  ambienteve të jashtme të gjimnazit me standarde europiane do të përfshihen kënde sportive dhe lulishte që do ju shërbej të gjithë nxënësve të zonës. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.