Nata e Kinemasë Europiane sjell në Shijak filmin spanjoll “Një histori kineze”

58

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ – Filmi spanjoll tragjiko-komik “Një histori kineze” do të shfaqet në qytetin e Shijakut.

Ky event vjen në kuadër të Natës së Kinemasë Europiane, e cila sjell në Shijak filmin spanjoll, tragjiko-komik “Një histori kineze”, thekson Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.

Ky event, organizohet nga Europe House në bashkëpunim me Ambasadën spanjolle në Shqipëri.

Hyrja është e lirë dhe filmi këshillohet mbi moshën 12 vjeç.

Filmi transmetohet të martën 6 nëntor, ora 17:00, në Pallatin e Kulturës së qytetit të Shijakut.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.