IRAN – Rohani: Jemi në luftë ekonomike me SHBA-në

TEHERAN, 5 nëntor /ATSH-ANSA/ – Presidenti iranian Hassan Rohani u shpreh sot, ditën e rivendosjes së sanksioneve kundër Iranit nga ana e SHBA-së, se vendi i tij është një lufte ekonomike.

“Jemi në situatën e një lufte ekonomike. Nuk besoj se në historinë amerikane ka qenë ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë dikush që të ketë shkelur deri në këtë pikë ligjet dhe konventat ndërkombëtare”, theksoi Rohani.

“Do t’i anashkalojmë këto sanksione ilegale dhe të padrejta me krenari”, shtoi ai. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.