Investimet në rrjet, OSHEE kryen remonte në Durrës dhe Elbasan

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ OSHEE ka nxjerrë njoftim për abonentët e rajonit të Durrësit dhe të Elbasanit.

Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Shkozet, në datën 6 nëntor, në intervalin kohor 09:00-15:00, do të stakohet energjia elektrike në zonën e Fllakës.
Si pasojë e remontit në linjën 35 kV L30-5 Shkozet – Kavajë, gjatë intervalit kohor 09:00-10:00 do të kufizohet energjia elektrike në këto zona në Durrës: pallatet “Manushi”,
Ujësjellësi Maskuri, mali i Robit, pularia “Ciken Farm”, pallatet “Almak”, restoranti “Kodra e Kuajve”, Impianti i Ujërave të Zeza, “Kazazi Meat”.

Gjithashtu edhe rajoni i Elbasanit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Për shkak të punimeve të planifikuara në çelësin 10 kV dhe atë 6 kV në nënstacionin Mjekës, në datën 6 nëntor do të stakohet energjia elektrike në disa zona të Elbasanit.
Remonti do të kryhet gjatë intervalit kohor 10:00-14:00.
Pa energji do të mbeten: Bathës, Kuqan, Llixha, Pompa Uji Shirgjan, Tregan, Trepsenisht, Gjinar, Zavalinë, Bodur, Jeronisht, Kamican, Lleshan, Pashtresh, Fushë-Kuqe, Shelcan, Xhibresh. /m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.