Igli Tare dhe “Lacio” bashkë deri në 2020

TIRANË, 5 nëntor/ATSH- A. Fortuzi/- Drejtori Sportiv i bardhekaltërve të “Lacios”, shqiptari Igli Tare do të vijojë të mbajë këtë detyrë, të paktën deri në vitin 2020.

Numri një i klubit nga kryeqyteti i Italisë, presidenti Kaludio Lotito ka vendosur që Tare të vijojë të jetë drejtor sportiv i bardhekaltërve. Tare është vlerësuar edhe me çmimin si “Drejtori Sportiv më i mirë në Itali”. Igli Tare është nderuar edhe me çmimin “Scouting Leader” nga “Football Leader 2018″.

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Lotitos, me këtë të fundit që 10 vite më parë, kur ish-sulmuesi ishte në prag të përfundimit të karrierës si futbollist, vendosi ta emëronte Taren në postin e drejtorit sportiv. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.