FUTBOLL – “Milan” pranë nënshkrimit me Venger

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ – Ish-trajneri i “Arsenalit”, Arsen Venger është shumë pranë nënshkrimit me klubin italian të “Milanit”.

Palët janë duke negociuar javët e fundit dhe duken të gatshme për të nënshkruar një marrëveshje, e cila do të shoqërohej me largimin e trajnerit aktual të “Milanit”, Xhenaro Gatuzo.

Sipas “France Football”, vendosja e trajnerit 69-vjeçar në stolin e “Milanit” do të vendoset shpejt, ndërkohë që do të jetë Drejtori Sportiv i këtij ekipi që do të ndjekë negociatat.

Venger u largua nga “Topçinjtë” në qershor të këtij vitit, pas 22 vitesh në stolin e kësaj skuadre.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.