FOTO/ Roskovec, një tjetër rrugë me standarde për banorët

218

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ – Bashkitë e rretheve të Shqipërisë çdo ditë e më shumë po i kushtojnë vëmendjen e duhur infrastrukturës pasi është një hallkë mjaft e rëndësishme për banorët pasi krijohen kushte më të mira në lëvizshmërinë dhe komunikimin me qytete e tjera.

Së fundmi rruga “Yzedin Hatillari” në Roskovec shumë shpejt do të ndryshojë tërësisht pamjen e saj. Ka nisur puna për kthimin e saj në standarde optimale duke lehtësuar ndjeshëm lëvizshmërinë e banorëve.

Edhe kjo rrugë, si të gjitha rrugët e tjera do të realizohet me të gjithë infrastrukturën e plotë, duke përmbushur kërkesat e banorëve. Investimi realizohet nga të ardhurat e bashkisë./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.