Çelet thirrja e dytë e Fondit të Ballkanit Perëndimor, mbështeten 26 projekte rajonale

1166

Çelet thirrja e dytë e Fondit të Ballkanit Perëndimor, mbështeten 26 projekte rajonale

Çelet thirrja e dytë e Fondit të Ballkanit Perëndimor, mbështeten 26 projekte rajonale.Pas suksesit të arritur në thirrjen e parë, Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF) çeli sot thirrjen e dytë për propozime të projekteve rajonale. Fondi i Ballkanit Perëndimor është organizata e parë gjithëpërfshirëse dhe rajonale në Ballkanin Perëndimor.Drejtori Ekzekutiv i Fondit, Gjergj Murra tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se shuma e projekteve në këtë thirrje llogaritet 260 mijë euro.http://ata.gov.al/2018/11/05/celet-thirrja-e-dyte-e-fondit-te-ballkanit-perendimor-mbeshteten-26-projekte-rajonale/“Fondi i Ballkanit Perëndimor ka kënaqësinë të bëjë të ditur sot çeljen e thirrjes së dytë për projekte rajonale në Ballkanin Perëndimor. Thirrja e dytë hapet duke nisur nga sot deri më 13 dhjetor dhe bëj apel për pjesëmarrjen aktorëve të ndryshëm, shoqërisë civile, organizatave jofitimprurëse kulturore dhe arsimore dhe shoqatave të biznesit nga i gjithë rajoni. Shuma e projekteve në këtë thirrje llogaritet 260 mijë euro dhe shpresojmë të kemi më shumë se 26 projekte, që do të mbështeten përmes kësaj thirrjeje”, – u shpreh Murra.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 5 Nëntor 2018

TIRANË, 5 nëntor/ATSH-Z.Tosku/ – Pas suksesit të arritur në thirrjen e parë, Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF) çeli sot thirrjen e dytë për propozime të projekteve rajonale. Fondi i Ballkanit Perëndimor është organizata e parë gjithëpërfshirëse dhe rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Drejtori Ekzekutiv i Fondit, Gjergj Murra tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se shuma e projekteve në këtë thirrje llogaritet 260 mijë euro.

“Fondi i Ballkanit Perëndimor ka kënaqësinë të bëjë të ditur sot çeljen e thirrjes së dytë për projekte rajonale në Ballkanin Perëndimor. Thirrja e dytë hapet duke nisur nga sot deri më 13 dhjetor dhe bëj apel për pjesëmarrjen aktorëve të ndryshëm, shoqërisë civile, organizatave jofitimprurëse kulturore dhe arsimore dhe shoqatave të biznesit nga i gjithë rajoni. Shuma e projekteve në këtë thirrje llogaritet 260 mijë euro dhe shpresojmë të kemi më shumë se 26 projekte, që do të mbështeten përmes kësaj thirrjeje”, – u shpreh Murra.

Më tej, ai shpjegoi se granti maksimal për projekt do të kapë shifrat e 12 mijë euro për t’u zbatuar në një afat kohor prej 12 muaj.

“Granti maksimal do të jetë në shumën 12 mijë euro dhe afati i zbatimit dhe përfundimit të projekteve do të jetë 12 muaj. Do të ishim shumë të kënaqur dhe shpresojmë të mbështesim ide dhe projekte të bukur nga i gjithë rajoni. Projekte infrastrukturore do të zbatohen gjithashtu së shpejti në të gjashtë kryeqytetet e vendeve anëtare të Fondit të Ballkanit Perëndimor”, – përfundoi drejtori ekzekutiv i Fondit të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë vit të parë, Fondi lëshoi Thirrjen e Parë për Projekte Rajonale, duke tërhequr më shumë se 350 aplikacione, me më shumë se 1290 partneritete dhe 18 projekte të pranuara, duke krijuar lidhje me 84 organizata partnere në fazën e zbatimit në të gjithë Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Me mbështetjen e vazhdueshme të qeverive të gjashtë Palëve Kontraktuese, Sekretariati i Fondit të Ballkanit Perëndimor mbetet i përkushtuar që të ketë më shumë projekte të mbështetura, më shumë organizata të angazhuara dhe më shumë bashkëpunime që të marrin jetë.

z.tosku/a.fortuzi /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.