Turistë nga Holanda dhe Hong Kongu në Berat

Turistë nga Holanda dhe Hong Kongu në Berat

Turistë nga Holanda dhe Hong Kongu në Berat“Kemi ardhur nga Holanda. Ishim në Itali dhe përmes Barit me anije udhëtuam drejt Durrësit. Sot mbërritëm në Berat, do të qëndrojmë dy ditë në Shqipëri”, tha një turist nga Holanda për Agjencinë Telegrafike Shqiptare. “Është një kala tejet e bukur. Shqipëria është një vend që ka ruajtur kulturën dhe monumentet kulturore mjaft mirë. Pres të shoh dhe vende të tjera”http://ata.gov.al/2018/11/04/turiste-nga-holanda-dhe-hong-kongu-ne-berat/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E diel, 4 Nëntor 2018

TIRANË, 4 nëntor/ATSH-A Fortuzi/- Kalaja e Beratit, një nga më të mëdhatë në vendin tonë për nga sipërfaqja është një nga pikat më atraktive të turizmit kulturor.

I vendosur në “çatinë” e qytetit të pagëzuar si “Qyteti i një mbi një dritareve”, të mbrojtur dhe nga UNESCO, kalaja mirëpret vizitorë nga e gjithë Europa, por jo vetëm, pasi tashmë vizitorët janë dhe përtej kufirit europian, si për shembull nga Azia.

Edhe në këto ditë vjeshte, kalaja vijon të jetë e populluar me turistë të huaj nga Holanda, por edhe nga Hong Kongu.

“Kemi ardhur nga Holanda. Ishim në Itali dhe përmes Barit me anije udhëtuam drejt Durrësit. Sot mbërritëm në Berat, do të qëndrojmë dy ditë në Shqipëri”, tha një turist nga Holanda për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

“Është një kala tejet e bukur. Shqipëria është një vend që ka ruajtur kulturën dhe monumentet kulturore mjaft mirë. Pres të shoh dhe vende të tjera”, tha turisti holandez.

Ai na rrëfeu se ishin një grup i madh turistësh të cilët të udhëzuar dhe nga udhërrëfyesit e zonës ishin duke shijuar një vizitë kulturore në qytetin e Beratit dhe kalaja ishte një nga pikat më të bukura që ai kishte vëzhguar.

“Ne jemi nga Hong Kongu. Kemi vizituar të gjithë Ballkanin, Bullgarinë, Rumaninë, Maqedoninë, tashmë jemi në Shqipëri”, tha një çift nga Hong Kongu pak më tutje. Ata u shprehën se për Shqipërinë kishte dëgjuar në media.

“Kemi dëgjuar dhe parë në media se në Shqipëri mund të kundrosh në distance të vogla larmishmëri  të lartë gjeografike, detin, malin, monumente kulturore dhe ushqim të mirë”, u shprehën ata.

Falë këtij turizmi të shtuar viteve të fundit, në kalanë e Beratit vendasit kanë ngritur dhe sipërmarrjet e tyre.

Një zotëri tjetër, kishte menduar t’u vinte në ndihmë vizitorëve me kalin e tij, duke i shëtitur në mjediset e kalasë.

“Kryesisht ndihmoj turistët e moshuar. Ata që kanë vështirësi në lëvizje. Kujdesem t’i marrë dhe t’i shëtis në kala dhe më pas t’i përcjell deri pranë zonës ku janë parkuar automjetet. Vijnë me autobus, por dhe me mjete të vogla”, tha ai. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.