“Smile Albania 2019”, trajnime për 500 të rinj

“Smile Albania 2019”, trajnime për 500 të rinj

“Smile Albania 2019”, trajnime për 500 të rinjPas një suksesi të merituar të ekipit të Smile Albania 2018 , kanë filluar përgatitjet për Smile Albania 2019, duke ofruar një sërë trajnimesh për 500 të rinj të cilët do të shndërrohen në guida profesioniste dhe 500 ambasadorë të turizmit shqiptar, bëri me dije sot ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi.http://ata.gov.al/2018/11/04/smile-albania-2019-trajnime-per-500-te-rinj/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E diel, 4 Nëntor 2018

TIRANË, 4 nëntor/ATSH- Pas një suksesi të merituar të ekipit të Smile Albania 2018 , kanë filluar përgatitjet për Smile Albania 2019, duke ofruar një sërë trajnimesh për 500 të rinj të cilët do të shndërrohen në guida profesioniste dhe 500 ambasadorë të turizmit shqiptar, bëri me dije sot ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi.

“Udhëtimi i ekipit Smile Albania Durrës në Valbonë që u shpall ekipi më i mirë i projektit Smile Albania 2018. Fillojmë që këtë vit, përgatitjet për Smile Albania 2019, duke ofruar një sërë trajnimesh për 500 të rinj të cilët do të shndërrohen në guida profesioniste dhe 500 ambasadorë të turizmit shqiptar”, thotë ministri.

Trajnimet për të rinjtë e “Smile Albania” janë masa e parë ndër 365 të tilla për sezonin e ardhshëm turistik. /j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.