Paketa fiskale 2019, Muçostepa: Ulja e dividentit, vendim pozitiv

59
TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ – Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë Ines Muçostepa, vlerëson vendimin e qeverisë që në paketën fiskale të vitit 2019 të ulet dividenti nga 15% në 8 %. Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Muçostepa e vlerëson mjaft pozitive uljen e dividentit. 
“Diçka tjetër pozitive që u përfshi në këtë paketë fiskale, është dhe ulja e dividentit nga 15%, kjo normë ka zbritur në 8 %, ne kishim kërkuar që kjo normë të ulej në 9 %, por qeveria e uli edhe me tej, duke e çuar në 8 %”, tha ajo.
Kryetarja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë shpjegoi dhe përfitimet që do të sjellë në ekonomi ky vendim i qeverisë.
“Ky është një vendim që vlerësohet pozitivisht, pasi të gjitha të ardhurat e mbledhura dhe jo të shpërndara si divident, tashmë marrin një drejtim dhe natyrisht shteti të ketë dhe interesin ekonomik, përsa i përket prurjeve nga ana ekonomike të shpërndarjes së dividentit”, theksoi Muçostepa. /o.l/j.p/

Paketa fiskale 2019, Muçostepa: Ulja e dividentit, vendim pozitiv

Paketa fiskale 2019, Muçostepa: Ulja e dividentit, vendim pozitivKryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë Ines Muçostepa, vlerëson vendimin e qeverisë që në paketën fiskale të vitit 2019 të ulet dividenti nga 15% në 8 %. Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Muçostepa e vlerëson mjaft pozitive uljen e dividentit. http://ata.gov.al/2018/11/04/paketa-fiskale-2019-mucostepa-ulja-e-dividentit-vendim-pozitiv/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E diel, 4 Nëntor 2018

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.