ITALI – Arrin në 12 numri i të vdekurve nga moti i keq

SIÇILI, 4 nëntor /ATSH-AFP/ – Të paktën 12 persona, ku një familje me nëntë anëtarë të zënë në befasi në shtëpitë e tyre nga rritja e papritur e nivelit lumit që kishte dalë nga shtrati, mbetën të vdekur gjatë mbrëmjes së djeshme në rajonin e Palermos në Siçili.

Sipas medias italiane, bilanci u përkeqësua sot në mëngjes me gjetjen e dy personave të tjerë me origjinë siçiliane që jetojnë në Gjermani, një burrë dhe një grua, të bllokuar në automjetin e tyre që ishte marrë nga një përrua në rajonin e Agrixhentes, pak më në jug.

Trupat e nëntë anëtarëve të të njëjtës familje, mes të cilëve fëmijë të moshës 1, 3 dhe 15 vjeç u gjetën në rajonin e Kasteldaça, një komunë bregdetare në lindje të Palermos, njoftuan zjarrfikësit.

Gjashtë viktimat e tjera janë mes moshës 32 vjeç dhe 65 vjeç. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.