“Canoe & Kayak Sprint”, liqeni i Tiranës mbledh të apasionuarit pas sporteve të ujit

TIRANË, 4 nëntor/ATSH-Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Kanotazhit sjellin sot Kampionatin e parë “Canoe & Kayak Sprint” në Liqenin Artificial të Tiranës.

Pjesë e këtij kampionati janë të apasionuarit pas sporteve të ujit nga qytetet e Shkodrës, Lezhës si dhe anëtarë të Universitetit të Sporteve.

Gara zhvillohet në disiplinën 200m sprint me dy kategori: K1 – Kayak me 1 person (garë në mënyrë individuale) dhe K2 – Kayak me 2 persona (e ndarë në 2 bateri).

Gara startoi me kategorinë K1 dhe pas përfundimit të saj nisi kategoria K2

Më herët APR-ja ka nisur punën për realizimin e Molit të ri të varkave e kanoeve në Parkun e Madh. Ky projekt synon nivelimin e bregut të para rritjes së nivelit të liqenit, montimin e platesë së drunjtë mbi mol si dhe zhvendosjen e inerteve që ishin aty për të krijuar një ambient më se të përshtatshëm për çdokënd që do të përdorë varkat apo kanoen në Liqenin e Tiranës. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.