Bushati në Postribë: Zgjidhje problemeve nga mangësitë e pushtetit lokal

Bushati në Postribë: Zgjidhje problemeve nga mangësitë e pushtetit lokal

Bushati në Postribë: Zgjidhje problemeve nga mangësitë e pushtetit lokalGjatë bisedës me banorët u evidentuan problematikat dhe nevojat që shqetësojnë komunitetin në këtë zonë, si dhe bashkërendimi për zgjidhjen e një sërë problemesh që lidhen me mungesën dhe harresën e pushtetit lokal.http://ata.gov.al/2018/11/04/bushati-ne-postribe-zgjidhje-problemeve-nga-mangesite-e-pushtetit-lokal/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E diel, 4 Nëntor 2018

TIRANË, 4 nëntor/ATSH- A. Fortuzi/- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, në cilësinë e drejtuesit politik për qarkun e Shkodrës zhvilloi një takim me banorë të Postribës.

Gjatë bisedës me banorët u evidentuan problematikat dhe nevojat që shqetësojnë komunitetin në këtë zonë, si dhe bashkërendimi për zgjidhjen e një sërë problemesh që lidhen me mungesën dhe harresën e pushtetit lokal.

Gjatë fjalës së tij, Bushati tha se fokusi është në fuqizimin e strukturës dhe evidentimin e problemeve kryesore që ndeshin komunitetet, duke nisur nga shërbimet bazike, si dhe mungesa e ujit të pijshëm. Zgjedhja e përfaqësuesve për pushtetin lokal, shtoi ai, do të bëhet që sot përmes aktivizimit për të konstatuar njerëzit e duhur që do të përfaqësojnë banorët, dhe jo në momentin e fundit kur të hartohen listat për kandidatët vendorë.

“Është e rëndësishme të kuptojmë që ne kemi pushtetin qendror, po nuk mundemi dot të zëvendësojmë bashkinë Shkodër. Janë disa punë që konsiderohen si punë komunale, uji, përmirësimi i shërbimeve, rrugët e brendshme etj, që nuk mund t’i bëjë qeveria qendrore”, tha Bushati, duke shtuar se qeveria qendrore ka për detyrë të bëjë projekte madhore kombëtare, por jo projektet e vogla që i kanë bashkitë. Duke pasur parasysh mangësitë e punës së bashkisë Shkodër, Bushati tha që është e rëndësishme një organizim i mirë i strukturave për të përcjellë në mënyrën më të mirë mesazhin tek njerëzit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.