SOFT NEWS – Kinezët nuk merren vesh me… njëri-tjetrin?

ANKARA, 3 nëntor /ATSH-AA/ – Edhe pse kinezishtja është gjuha më e folur në botë, mesatarisht tre në 10 kinezë nuk mund të kuptohen me njëri-tjetrin.

Sipas përpilimeve që AA u ka bërë të dhënave nga Ministria kineze e Arsimit, rreth 380 milionë shtetas kinezë, nuk mund të flasin dialektin mandarin, që flasin 1,1 miliardë persona në botë dhe që konsiderohet si “gjuha e përbashkët” e vendit.

Informacionet në “Raportin e zhvillimit të gjuhës dhe letërsisë kineze” të publikuar nga Komisioni kinez i Ggjuhës Kombëtare në këtë ministri, tregojnë se përqindja e kinezëve që mund të flasin dialektin mandarin me popullsinë në vitin 2000 ka qenë 53%, ndërsa në 2015 është rritur në 73%. Ndërsa rreth 10% e popullsisë nuk mund të flasë dialektin mandarin në mënyrë të saktë për shkak të gabimeve gramatikore dhe shqiptimit.

Kjo do të thotë që rreth 380 milionë kinezë ende nuk mund të kuptohen me 1,1 miliardë kinezët e tjerë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.