Shkodër- Ndriçohen 23 rrugë në qytet e fshatra

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/- Shtimi i hapësirave të ndriçuara në qytet dhe fshatra ka qenë një ndër prioritetet e bashkisë së Shkodrës .

“Me fondet lokale me këtë prioritet kemi investuar në ndërtimin e rrjetit të ri të ndriçimit rrugor në 23 rrugë me një total prej 156 ndriçuesish. Shtrirja e rrjetit të ri dhe vendosja e ndriçuesve është realizuar me investimin prej 5 915 156 lekë dhe në sajë të punës së specialistëve e punonjësve të ndriçimit rrugor”, bën të ditur bashkia.

Sipas saj në vitin 2018 kemi mundur të shtojmë me 35 mijë m2 sipërfaqen e ndriçuar në territorin e bashkisë tonë.

Ndriçimi rrugor është ndër elementet primarë që krijon qetësi dhe komoditet për komunitetin dhe përmirëson dukshëm cilësinë e jetesës së qytetarëve./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.