Përfundon rikonstruksioni i plotë i qendrës shëndetësore në Labinot-Mal

Përfundon rikonstruksioni i plotë i qendrës shëndetësore në Labinot-Mal

Përfundon rikonstruksioni i plotë i qendrës shëndetësore në Labinot-Mal.http://ata.gov.al/2018/11/03/perfundon-rikonstruksioni-i-plote-i-qendres-shendetesore-ne-labinot-mal/Banorët e Njësisë Administrative Labinot-Mal që nga dita e sotme do të mund të marrin shërbimet shëndetësore pranë qendrës së rikostruktuar së fundmi, e cila do të ketë pajisje nga më të mirat si dhe medikamentet e duhura.“Për mua investimet më të rëndësishme janë në sistemin shëndetësor. Ju pata dhënë fjalën dhe brenda vitit u rikonstruktua qendra shëndetësore. Ju garantoj që kësaj qendre nuk ka për t’i munguar asnjë pajisje apo medikament. Brenda vitit të ardhshëm kemi planifikuar rikonstruksionin edhe të dy qendrave të tjera shëndetësore në këtë zonë", theksoi Balla.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 3 Nëntor 2018

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ – Banorët e Njësisë Administrative Labinot-Mal që nga dita e sotme do të mund të marrin shërbimet shëndetësore pranë qendrës së rikostruktuar së fundmi, e cila do të ketë pajisje nga më të mirat si dhe medikamentet e duhura.

Lajmi u bë publik nga Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili së bashku me kryetarin e bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini morën pjesë në llogaridhënien publike të zhvilluar me banoret e Njësisë Administrative Labinot-Mal. Takimi synon identifikimin e problematikave të qytetarëve dhe diskutimin për zgjidhjen e tyre.

Duke vënë theksin tek pjesa më e rëndësishme e investimeve, Balla tha se kryesore janë investimet në shëndetësi dhe arsim.

“Për mua investimet më të rëndësishme janë në sistemin shëndetësor. Ju pata dhënë fjalën dhe brenda vitit u rikonstruktua qendra shëndetësore. Ju garantoj që kësaj qendre nuk ka për t’i munguar asnjë pajisje apo medikament. Brenda vitit të ardhshëm kemi planifikuar rikonstruksionin edhe të dy qendrave të tjera shëndetësore në këtë zonë.

Nuk jam i kënaqur nga çfarë është bërë deri tani, por ajo që ne kemi bërë deri tani është tërësisht e dallueshme me faktin se si ka qenë trajtuar Njësia Administrative Labinot-Mal deri në vitin 2015.

Për mua shëndetësia dhe arsimi janë dy themelet tona” tha Balla.

Për kryetarin e bashkisë së Elbasanit ky nuk është takimi i parë dhe as i fundit. Bashkia e Elbasanit do të mbledhë sërish qytetarët përpara hartimit të buxhetit për të diskutuar përparësitë dhe nevojat për investime:

“Ky nuk është takimi i fundit. Ne së shpejti kemi buxhetin e bashkisë dhe do të mblidhemi sërish për të diskutuar paratë që kemi në dispozicion për Labinotin-Mal dhe ku duhet t’i përdorim këto para. Do të jemi transparent për gjithçka që do bëjmë dhe duhet të bëjmë. Jemi ju ata që vendosni për investimet që keni më të domosdoshme”, – u shpreh Sejdini.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.