Ndalohet 29-vjeçari, drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Ndalohet 29 vjeçari, drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Ndalohet 29 vjeçari, drejtonte mjetin në gjendje të dehurhttp://ata.gov.al/2018/11/03/ndalohet-29-vjecari-drejtonte-mjetin-ne-gjendje-te-dehur/Një 29-vjeçar është ndaluar nga Policia Rrugore e Tiranës në orët e para të mëngjesit në ‘Kombinat’, pasi po drejtonte mjetin me shpejtësi dhe në gjendje të dehur.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 3 Nëntor 2018

TIRANË, 3 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet me Radar në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Një 29-vjeçar është ndaluar nga Policia Rrugore e Tiranës në orët e para të mëngjesit në ‘Kombinat’, pasi po drejtonte mjetin me shpejtësi dhe në gjendje të dehur. Policia bën të ditur se bëhet fjalë për personin me inicialet H.M.

I riu rezultoi nga testi i parë i bërë me sasinë e alkoolit 0.62 mg/l, ndërsa nga testi i dytë me 0.59 mg/l.

Policia Rrugore u bën thirrje qytetarëve që të mos shpejtojnë, pasi radari funksionon në çdo rrugë të kryeqytetit.

“Mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, se Drageri me policin rrugor është në çdo rrugë të Tiranës”, apelon Policia duke shtuar se mjetet e transportit publik janë zgjidhja më e mirë në rast se drejtuesit e mjetit dëshirojnë të konsumojnë alkool. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.