Elbasan/ Bibliotekave të shkollave u shtohen 10 mijë tituj të rinj librash

TIRANË,3 nëntor /ATSH/ – Fatmir Musai ka promovuar sot në bibliotekën e Elbasanit tri librat e tij të fundit në prozë e poezi.

“Nga një botë tjetër”, “Dhe engjëjt sulmojnë” si dhe “Frymoj me yjet”, nga sot janë në duart e lexuesve elbasanas dhe jo vetëm. Në promovimin e librave të Musait kanë qenë të pranishëm personalitete të njohur të Elbasanit mes të cilëve kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini, njerëz të letrave, miq dhe familjarë.

Kryebashkiaku Sejdini teksa vlerësoi punën dhe përkushtimin e Musait, si një autor i mirëfilltë tashmë, theksoi edhe punën e bashkisë së Elbasanit për të afruar të rinjtë me librin.

Iniciativa më e fundit e bashkisë së Elbasanit është investimi në 10 mijë tituj të rinj, të cilët do të përdoren për pasurimin e bibliotekave të shkollave. /a.a//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.