Basha në Drenovë: Kush shet votën, ka shitur të ardhmen e fëmijëve

TIRANË, 3 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Dovran të Korçës ku u ka premtuar fermerëve subvencionet si  dhe ju ka kërkuar të mos shesin votën.

Basha tha se banorët dhe fermerët që shesin votën nuk kanë të drejtë të flasin për produktin e mollës dhe as për çmimin e lartë të pesticideve e naftës.

“Kush shet votën s’duhet të flasë më as për mollën, as për çmim të lartë të pesticideve e as për çmim të lartë të naftës, sepse në atë moment ka shitur shpirtin. T’i ndërgjegjësojmë njerëzit se kush shet votën ka shitur të ardhmen e fëmijëve të vet”, tha Basha.

Po ashtu Basha shtoi se “si zgjidhje për problemin e fshatarëve, subvencionimin e shpenzimeve të tyre dhe prurjen e investimeve në Korçë. Konkretisht, hapjen e fabrikave pranë vendit të prodhimit për të shmangur kështu transportin me kamiona”.  /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.