25 shërbime konsullore tërësisht online

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ 25 shërbime konsullore tashmë mund të merren tërësisht online dokumenti mund të merret me postë, duke reduktuar kështu kohën dhe kostot.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme publikoi sot listën e dokumenteve që mund të merren online.

Kështu, shtetasit shqiptarë mund të përfitojnë përmes shërbimeve online të gjitha llojet e vërtetimeve të gjendjes civile, legalizimet e dokumenteve të huaja, përkthimet dhe lejet e kalimit.

“Reduktim i kohës dhe kostos. Tashmë nuk vini ju tek ne, por vijmë ne tek ju”, nënvizon MEPJ./m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.