TURQI – Ankaraja heq nga lista e sanksioneve dy ministra amerikanë

STAMBOLL, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Turqia ka hequr nga lista e sanksioneve dy ministra amerikanë, njoftoi sot Ministria turke e Punëve të Jashtme.

“Ndalimi për prokurorin e përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions dhe sekretarin amerikan për Sigurinë e Brendshme, Kirstjen Nielsen për të ardhur në Turqi si dhe bllokimi i aseteve të tyre në vend është hequr”, tha në një deklaratë zëdhënësi Hami Aksoy.

Ky vendim erdhi pasi Thesari i SHBA-së hoqi dy ministrat turq nga lista e sanksioneve, sipas një publikimi në faqen zyrtare të departamentit./  /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.