Tedi Papavrami dhe pianisti François-Frédéric Guy sjellin sonatat e Beethoven-it

Tedi Papavrami dhe pianisti François-Frédéric Guy sjellin sonatat e Beethovenit

Tedi Papavrami dhe pianisti François-Frédéric Guy sjellin sonatat e Beethovenit Klasikët e muzikës gjermane vijnë për publikun shqiptar nesër me një program të përzgjedhur me instrumentistët më të mirë shqiptar dhe të huaj në Katedralen Orthodokse, Tiranë. Violinisti i mirënjohur shqiptar Tedi Papavrami dhe pianisti François-Frédéric Guy do të interpretojnë 4 sonata me violinë dhe piano nga të mirënjohurit e muzikës klasike Beethhoven dhe Bah.http://ata.gov.al/2018/11/02/tedi-papavrami-dhe-pianisti-francois-frederic-guy-sjellin-sonatat-e-beethovenit/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 2 Nëntor 2018

TIRANË,2 nëntor /ATSH A.ALLA/ – Klasikët e muzikës gjermane vijnë për publikun shqiptar nesër me një program të përzgjedhur me instrumentistët më të mirë shqiptarë dhe të huaj në Katedralen Orthodhokse, Tiranë.

Violinisti i mirënjohur shqiptar Tedi Papavrami dhe pianisti François-Frédéric Guy do të interpretojnë 4 sonata për violinë dhe piano nga të mirënjohurit e muzikës klasike Beethoven dhe Bah.

Në organizmin e këtij aktiviteti një meritë të veçantë ka violonçelisti i mirënjohur brenda dhe jashtë vendit Violent Xhafaj, i cili gjithmonë sjell për publikun shqiptar muzikë klasike me repertor mjaft të përzgjedhur e me standarde europiane.

Në kuadër të këtij aktiviteti në Hotel Tirana u mbajt sot konferenca për shtyp, ku të pranishëm ishin violinisti Tedi Papavrami, violonçelisti Violent Xhafaj dhe pianisti François-Frédéric Guy.

Violonçelisti Violent Xhafaj u shpreh gjatë konferencës se, ”ky koncert vjen në kuadër të prezantimit të regjistrimit të sonatave të Bethovenit që kanë bërë këta dy artistë, i cili ka dalë vitin e kaluar. Ky është një regjistrim mjaft i rëndësishëm që vjen për publikun shqiptar.

”Kur vjen për një koncert ke impenjime, por për mua mbetet kënaqësi e madhe që të vij dhe të gjej publikun shqiptar, i cili më njeh në një mënyrë shumë të veçantë dhe që nuk krahasohet me publikët e tjerë”, tha violinisti Tedi Papavrami.

Pianisti François-Frédéric Guy u shpreh se,”kemi 10 vjet që bashkëpunojmë me Papavramin rreth këtij programi që do prezantojmë për publikun shqiptar. Si rezultat i kësaj pune ne bëmë regjistrimin e 10 sonatave të Bethovenit”.

Klasikët gjerman nën interpretimin e mrekullueshëm në violinë dhe piano artdashësit kryeqytetas do t’i ndjekin nesër në orën 19:00 në Katedralen Orthodhokse, Tiranë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.