Shqipëria e angazhuar për të luftuar ekstremizmin

137

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Shqipëria është plotësisht e angazhuar në mbështetje të të gjitha përpjekjeve rajonale, europiane e globale për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm.

Kështu deklaroi sot, zv/kryeministrja Senida Mesi, e cila mori pjesë në “Konferencën Kombëtare mbi Ekstremizmin e Dhunshëm në Shqipëri”.

Mesi nënvizoi përpjekjet e vendit tonë për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, radikalizmin dhe terrorizmin përkrah aleatëve në Europë, SHBA apo më gjerë.

Studimi i realizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe i mbështetur nga Ambasada amerikane në Tiranë, sipas saj, tregon se “prej vitit 2015-të Shqipëria ka bërë progres në këtë drejtim, kjo edhe falë Strategjisë dhe Planit Kombëtar të Veprimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”.

/m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.