SHBA – Uashingtoni heq nga lista e sanksioneve dy ministra turq

UASHINGTON, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Thesari i SHBA-së ka hequr dy ministra turq nga lista e sanksioneve, sipas një njoftimi në faqen e tij zyrtare.

Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu dhe ministri i Drejtësisë, Abdulhamit Gul u sanksionuan sipas një akti për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në lidhje me burgosjen e pastorit kristian, Andrew Brunson në Turqi.

Turqia liroi Brunson dhe pastori u kthye në SHBA muajin e kaluar./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.