SANA’A – Vdes vajza simbol i krizës humanitare në Jemen

SANA’A, 2 nëntor /ATSH-ANSA/ – Vajza shtatëvjeçare, fotografia e së cilës u botua nga gazeta amerikane ”New York Times”, u shndërrua në një nga viktimat e fundit të konfliktit shkatërrues në Jemen.

”Amal Hussain, e cila u bë një simbol i krizës humanitare në vendin e saj pasi u fotografua nga Tyler Hicks, vdiq dje në një kamp refugjatësh jemenas”, tha familja e saj për NYT.

“Zemra ime është thyer, Amal ishte gjithmonë e qeshur, tani jam e shqetësuar për fëmijët e mi të tjerë”, tha Mariam Ali, nëna e vajzës.

Duke folur në radio, fituesi i çmimit Pulitzer, Hicks, tha se të fotografoje Amalin ishte “e vështirë” dhe “tronditëse”, por gjithashtu “e rëndësishme”.

Jemeni, një nga vendet më të varfra të botës arabe, është përfshirë në një luftë mes qeverisë së mbështetur nga sauditët dhe rebelëve Houthi, të mbështetur nga Irani./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.