Përfaqësuesit e besimeve fetare vizitojnë ish-kampin e internimit të Tepelenës

TIRANË, 2 nëntor /ATSH/ Në qytetin e Tepelenës u organizua sot një ceremoni tepër e veçantë për nder të viktimave të ish-kampit të internimit në vitet 1949-1953.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991 ka treguar disa nga detajet lidhur me këtë organizim, në ish-kampin e Tepelenës.

”Një ngjarje e veçantë sot në qytetin e Tepelenës, të gjithë përfaqësuesit e Klerit në vendin tonë ,përfaqësues të Kishës Katolike, Ortodokse si dhe përfaqësues të Bashkësis Myslimane, e Bektashiane për nder të viktimave në ish-kampin e internimit në vitet 1949-1953, realizuan lutjet për kujtimin e viktimave në një ceremoni tepër të veçante dhe me shumë vlera”, shkruan Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit./m.z/e.caushi/

.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.