Mbahet në Itali seminari: “Didaktik me mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës shqiptare”

TIRANË, 2 nëntor /ATSH/ – Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ndodhet sot në Bassano del Grappa në Itali, ku do të mbahet seminari me temë: “Didaktik me mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës shqiptare në Itali”.

Seminari didaktik me mësuesit e gjuhës dhe të kulturës shqiptare në Itali do të vazhdojë punimet përgjatë dy ditëve, ku mësuesit shqiptarë janë mbledhur për të diskutuar rreth çështjeve kulturore dhe arsimore si dhe për formimin e këshillit profesional të mësuesve shqiptar në Itali.

m.z/e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.