LONDËR – Cameron nuk dorëzohet, ëndërron për ministër

LONDËR, 2 nëntor /ATSH-ANSA/ – Largimi i tij nga skena politike ishte dukur e gjitha pa kthim prapa pasi u mposht në referendumin e Brexit të vitit 2016 që ai vetë e kishte dashur për llogaritjen e politikës së brendshme.

Por, David Cameron nuk dorëzohet thotë gazeta ‘’The Sun’’, që duket se kultivon ëndrrën e së një kthimi, por jo më si kryeministër.

Murdoch thotë se e sheh atë si ministër të Jashtëm.

Shpresa nuk pritet nga Theresa May, por nga një udhëheqës i ardhshëm i Partisë Konservatore.

Në favor të Cameron është edhe mosha, pasi në 2010 Cameron ishte 44 vjeç , tani sapo ka mbushur 52./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.