ITALI – Moti i keq përfshin jugun, një turiste humb jetën

ROMË, 2 nëntor /ATSH-ANSA/ – Moti i keq ka përfshirë sot pasdite jugun e Italisë, sidomos ishullin e Sardenjës, ku u shënua edhe viktima e parë.

Viktima, një turiste gjermane 61-vjeçare, ishte me familjarët kur u godit nga një rrufe.

Ngjarja ndodhi në lokalitetin e Nascas, në jugperëndim të Sardenjës.

Kjo vdekje e çon në 16 numrin e përgjthshëm të viktimave nga moti i keq në Itali./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.