Derhemi: Teatri i Ri të bëhet sa më shpejt, ata që protestojnë merren me thashetheme

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ – Aktori i njohur shqiptar, Arben Derhemi, është shprehur në një intervistë në një nga emisionet televizive të mëngjesit se, Teatri i Ri Kombëtar duhet të ndërtohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Por, nga ana tjetër, nuk kurseu as kritikën për ata pak aktivistë që protestojnë.

“Konflikti që vijon me Teatrin Kombëtar është një konflikt që bie gjithmonë në kurriz të Teatrit Kombëtar dhe kjo është më e tmerrshmja. Nuk është se njerëzit fitojnë gjë, përveç “disave” që gjenden aty për të fituar dhe për të përfituar, të cilët kanë mungesë totale profesionalizmi mbi të gjitha dhe nuk kanë mundur kurrë të çajnë në profesionet e tyre, në dashurinë e tyre për teatrin, dhe ndjehen mirë kur bëjnë thashetheme nga mëngjesi deri në darkë. Unë kam firmosur për një teatër të ri, që të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur, se do të përfundojmë siç po përfundojmë tani, që nuk ka salla”, u shpreh Derhemi.

Ai theksoi se godina aktuale e Teatrit Kombëtar nuk ka parametra për funksionuar si teatër.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.