BERLIN – Ndalimi i eksporteve ndaj Riadit i kushton Gjermanisë 20 anije patrullimi

BERLIN, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Vendimi i Berlinit për të ndaluar eksportet e armëve në Arabinë Saudite, pas vrasjes së gazetarit disident Jamal Khashoggi, mund të ndikojë në porositë saudite për 20 anije patrullimi dhe në humbjen e qindra vendeve të punës, theksoi shtypi vendas.

‘’Ndërtuesit e anijeve ‘Luerssen’, që veprojnë në qytetin bregdetar balltik të Wolgastit, në Gjermaninë Veriore, kanë dorëzuar tashmë 15 anije patrullimi’’, theksoi shtypi për DPA.

Berlini ndërpreu të gjitha autorizimet për eksportet e mbrojtjes në Arabinë Saudite pas vrasjes brutale të Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll, në fillim të tetorit.

Është vlerësuar se çdo anije ka një vlerë prej 20 milionë eurosh (22,9 milionë dollarë).

“Kjo situata kërcënon ekzistencën tonë”, tha kryetari i bashkisë së Wolgastit, Stefan Weigler./    /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.