SHBA – Uashingtoni dhe Pekini drejt sheshimit të mosmarrëveshjeve

UASHINGTON, 1 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh sot se ka patur një bisedë shumë të mirë telefonike me homologun kinez për çështjen e mprehtë të tregtisë, si dhe mbi Korenë e Veriut me të cilën Uashingtoni ka nisur bisedime historike.

”Zhvillova një bisedë shumë të mirë telefonike me presidentin e Kinës, Xi Jinping. Biseduam për shumë çështje, duke vënë theksin tek tregtia. Këto bisedime paraprijnë më së miri takimet e planifikuara të G20-ës në Argjentinë. Një çështje tjetër që trajtuan ishte ajo e Koresë së Veriut’’, përfundon mesazhi i Trump në ”Twitter”.

SHBA-ja dhe Kina kanë nisur një luftë të pamëshirshme tregtare me taksa të ndërsjellta doganore prej disa muajsh, duke ngjallur shqetësime për ekonominë botërore. / /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.