Rritja ekonomike, rezultat i reformave dhe politikës monetare të BSH-së

106

Rritja ekonomike, rezultat i reformave dhe politikës monetare të BSH-së

Rritja ekonomike, rezultat i reformave dhe politikës monetare të BSH-sëhttp://ata.gov.al/2018/11/01/rritja-ekonomike-rezultat-i-reformave-dhe-politikes-monetare-te-bsh-se/Miksi i vështirë i axhendës së reformave dhe politikave fiskale të qeverisë këto vitet e fundit me politikën monetare të Bankës së Shqipërisë ka rezultuar i suksesshëm në drejtim të ekonomisë kombëtare”. Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konferencën Vjetore të Bankës së Shqipërisë me temë “Politika monetare, integrimi ekonomik dhe normaliteti i ri”.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 1 Nëntor 2018

TIRANË, 1 nëntor/ATSH-Maela Marini/ “Miksi i vështirë i axhendës së reformave dhe politikave fiskale të qeverisë këto vitet e fundit me politikën monetare të Bankës së Shqipërisë ka rezultuar i suksesshëm në drejtim të ekonomisë kombëtare”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konferencën Vjetore të Bankës së Shqipërisë me temë “Politika monetare, integrimi ekonomik dhe normaliteti i ri”.

Pozita e ekonomisë shqiptare, sipas Kryeministrit, është e lidhur pa diskutim edhe me rolin përcaktues në vijimësi të Bankës Qendrore.

Sfida jonë kryesore, tha Rama është domosdoshmëria për t’i dhënë qëndrueshmëri rritjes eficiente dhe të qëndrueshme ekonomike.

Në këtë drejtim, Rama theksoi se “BSH është mbështetje shumë solide dhe garanci shumë e fortë në raport me qeverinë tonë dhe çdo qeveri, për shkak të pozicionit solid dhe të pavarur të saj”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.