Rita Ora, së shpejti publikon albumin e ri

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Rita Ora, këngëtarja kosovare ka bërë të ditur për fansat e saj se më 23 nëntor, do të publikojë albumin e saj më të ri “Phoenix”, njëherësh të dytin në karrierën e saj. Ora krahas këngës, po vazhdon të jetë aktive dhe e kërkuar në aktivitete të mëdha botërore. Ajo do të jetë pjesë e një prej shfaqjeve të “Victoria Secret”, në dhjetor të këtij viti. Vetë Rita shkruan se “Rita merr qytetin e New Yorkut! Unë do të performoj në shfaqjen e ‘Victoria Secret’ më 2 dhjetor, do të performoj në Ditën e Falënderimeve të Macys më 22 nëntor – një ditë para se albumi im i ri ‘Phoenix’ të vijë”, shkruan Rita./m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.