Rene van der Linden shpallet “Qytetar Nderi i Korçës”

TIRANË, 1 nëntor/ATSH/ – Bashkia e Korçës i akordoi sot titullin “Qytetar Nderi i Korçës” ish-Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, politikanit holandez, Rene van der Linden.

Këshilli bashkiak Korçë, i akordoi titullin me motivacionin “Personalitet i shquar i politikës holandeze që me kontributin e tij do t’i japë një vlerë unike vendit tonë për rrugëtimin drejt BE-së”. Në ceremoninë e rastit ku u promovua edhe libri “Shqipëria mund të bëhet” me autor dr. Ylli Çabiri, morën pjesë intelektualë, përfaqësues të institucioneve, komuniteteve fetare dhe Universitetit “Fan S. Noli”. Më herët Rene van der Linden zhvilloi edhe një vizitë në bashkinë e Korçës, ku u prit nga kryebashkiaku Sotiraq Filo.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.