Regjistrimi në organet tatimore në nivelin 97%

TIRANË, 1 nëntor/ATSH/- Administrata tatimore sjell në vëmendje të tatimpaguesve se përmbushja ligjore minimizon rrezikun e penalizimit.

Në një njoftim për shtyp, administrata tatimore thekson se është me rëndësi ndërgjegjësimi i tatimpaguesve për të rritur përmbushjen tatimore, si dhe për të ndërtuar një raport të bazuar te besimi dhe transparenca.

Sipas administratës tatimore niveli i përmbushjes në rang kombëtar për regjistrimin në organet tatimore për sektorin e transportit është 97,4%. Niveli i përmbushjes në rang kombëtar për regjistrimin në organet tatimore për sektorin e transportit, 99%.

“Niveli i përmbushjes në rang kombëtar për regjistrimin në organet tatimore për sektorin e shërbimit është 96,4%. Niveli i përmbushjes në rang kombëtar për regjistrimin në organet tatimore për sektorin e prodhimit është 98%. ndërsa niveli i përmbushjes në rang kombëtar për regjistrimin në organet tatimore për sektorin e Ndërtimit është 99,7%”, thekson administrata tatimore. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.