PD: Dokumenti që publikoi Tahiri, i pavlerë

88

PD: Dokumenti që publikoi Tahiri, i pavlerë

PD: Dokumenti që publikoi Tahiri, i pavlerëhttp://ata.gov.al/2018/11/01/pd-dokumenti-qe-publikoi-tahiri-i-pavlere/ Partia Demokratike e ka konsideruar pushimin e hetimit nga drejtësia italian për Sajmir Tahirin si të pa vlerë me argumentin se nuk ka lidhje me hetimin në Shqipëri.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 1 Nëntor 2018

TIRANË, 1 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Partia Demokratike e ka konsideruar pushimin e hetimit nga drejtësia italiane për Saimir Tahirin si të pavlerë, me argumentin se nuk ka lidhje me hetimin në Shqipëri.

Këshilltari ligjor në PD, Gazment Bardhi tha sot se Saimir Tahiri nuk i ka kryer krimet në Itali, por në Shqipëri.

“Dokumenti që ai valëvit për pafajësinë e tij, është i pavlerë për veprimtarinë e tij kriminale në Shqipëri”, theksoi Bardhi.

Po ashtu Partia Demokratike e konsideron daljen publike të Saimir Tahirit, si kërcënim ndaj atyre që kanë dëshmuar dhe i kërkon Prokurorisë të ndryshojë masën e arrestit.  /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.