Në sitën e Vetingut edhe kandidatja për magjistrate, Arnisa Këlliçi

TIRANË, 1 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Kandidatja për magjistrate, Arnisa Këlliçi do t’i nënshtrohet Vetingut me 5 nëntor në orë 10:00.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur axhendën e Vetingut për muajin nëntor, ku do zhvillojë një seancë dëgjimore me Arnisa Këlliçin për verifikimin e ligjshmërisë së pasurisë, integritetin etik dhe profesional.

Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur dhe trupën gjykuese që përbëhet nga Olsi Komici, Xhensila Pine, Suela Zhegu. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.