FUTBOLL – Vinicius, Achraf dhe Dani Olmo mes kandidatëve për çmimin “Golden Boy”

TIRANË, 1 nëntor/ ATSH/ Sipas gazetës prestigjioze spanjolle “Marca” lista e futbollistëve të nominuar për të fituar çmimin “Golden Boy” të këtij viti është ngushtuar nga 100 kandidatë në 20 dhe deri tani nuk ka asnjë fitues që ka mbajtur trofeun që konkurron për ta fituar për herë të dytë. Kjo do të thotë se mund të jetë dikush tjetër përveç Mbappe, i cili u shpall fitues në 2017 dhe organizatorja që jep çmimin, “Tuttosport”, zakonisht kërkon talente të reja.

Fituesit e çmimit “Golden Boy” në vite:

  • 2003: Van der Vaart (HOL/Ajax)
  • 2004: Rooney (ENG/Manchester United)
  • 2005: Messi (ARG/Barcelona)
  • 2006: Fabregas (SP/Arsenal)
  • 2007: Aguero (ARG/Atletico)
  • 2008: Anderson (BRA/Manchester United)
  • 2009: Pato (BRA/Milan)
  • 2010: Balotelli (ITA/Manchester City)
  • 2011: Gotze (GER/Borussia Dortmund)
  • 2012: Isco (SP/Malaga)
  • 2013: Pogba (FRA/Juventus)
  • 2014: Sterling (ENG/Liverpool)
  • 2015: Martial (FRA/Manchester United)
  • 2016: Renato Sanches (POR/Bayern)
  • 2017: Mbappe (FRA/PSG)

Juria e përbërë nga 30 gazetarë nga e gjithë Europa do të votojë për fituesin e këtij viti. “Tuttosport” megjithatë ka zbuluar se favoritët janë Justin Kluivert (“Roma”), De Ligt (“Ajax”) dhe Alexander-Arnold (“Liverpool”). Vetëm lojtarë, të cilët kanë lindur pas 1 janarit 1998 janë futur në listën e kandidatëve për të qenë fitues dhe në mesin e tyre janë: Vinicius Jr i “Real Madridit”, Achraf (i huazuar tek “Borusia Dortmund”) dhe spanjolli Dani Olmo i “Dinamos” së Zagrebit.

Kandidatët për fitimin e çmimit “Golden Boy” për vitin 2018:

  • Alexander-Arnold (ENG/Liverpool)
  • Kelvin Amian (FRA/Toulouse)
  • Aouar (FRA/O. Lyon)
  • Brekalo (CRO/Wolfsburg)
  • Cutrone (ITA/Milan)
  • Dani Olmo (SP/Dinamo Zagreb)
  • Davies (ENG/Everton)
  • De Ligt (HOL/Ajax)
  • Diogo Dalot (POR/Manchester United)
  • Eder Militao (BRA/Porto)
  • Edouard (FRA/Celtic)
  • Foden (ENG/Manchester City)
  • Gedson Fernandes (POR/Benfica)
  • Haidara (MAL/RB Salzburg)
  • Achraf (SP-R. MAD/B. Dortmund)
  • Ikone (FRA/Lille)
  • Justin Kluivert (HOL/Roma)
  • Mbappe (FRA/PSG)
  • Upamecano (FRA/RB Leipzig)
  • Vinícius Jr. (BRA/Real Madrid)

“Golden Boy” është një çmim që jepet nga gazetarët sportivë për një futbollist të ri që luan në Europë, që perceptohet se ka qenë më mbresëlënësi gjatë një viti kalendarik sportiv (dy gjysmëkampionate në dy sezone të ndara). Të gjithë të propozuarit duhet të jenë nën moshën 21 vjeç dhe të luajnë në një nivel të lartë në kontinentin europian.

Çmimi është themeluar në vitin 2003 nga gazeta sportive italiane “Tuttosport” dhe tani janë përfshirë edhe prestigjiozet: “Bild” (Gjermani), “Blick” (Zvicër), “A Bola” (Portugali), “l’Équipe” (Francë), “Francë Futboll” (Francë), “Marca” Spanja), “Mundo Deportivo” (Spanjë), “Ta Nea” (Greqi), “Sport Express” (Rusi), “De Telegraaf” (Holandë) dhe “The Times” (Mbretëria e Bashkuar). /Marca/o.l/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.