TURQI – AKP: Vrasja e Khashoggit e pamundur pa udhëzime nga nivele të larta

95

STAMBOLL, 31 tetor /ATSH-AFP/ – Vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në konsullatën e vendit të tij në Stamboll nuk mund të kryhej pa urdhra nga një nivel i lartë në Riad, vlerësoi sot zëdhënësi i AKP-së, partia në pushtet në Turqi.

“Kush dha urdhrin? Nuk bëhet fjalë për një veprim që mund të kryhej pa udhëzime nga një nivel i lartë”, deklaroi zëdhënësi, Omer Celik, gjatë një konference për shtyp në Ankara.

“Ne nuk po akuzojmë asnjë, por ne nuk tolerojmë asnjë operacion të fshehjes dhe kjo duhet të jetë e qartë”, shtoi ai.

Për më tepër, Çelik vuri në dyshim deklaratat e Riadit që shprehej se nuk ka informacione se ku ndodhet trupi i gazetarit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.