Thaçi takon Ischinger, diskutojnë për marrëveshjen Kosovë-Serbi

PRISHTINË, 31 tetor /ATSH/ – Presidenti Hashim Thaçi është takuar sot në Bjellorusi me Ambasadorin Wolfgang Ischinger në kuadër të Konferencës se Mynihut për Siguri.

“Gjithmonë kënaqësi të diskutoj me ambasadorin Ischinger – tani në Bjellorusi në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në Minsk. Të dy jemi dakord se ka nevojë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë që mbyll kapitujt e konfliktit në Bakans dhe mundëson anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, NATO dhe Bashkim Europian”, bën të ditur Thaçi.

Thaçi është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Bjellorusi, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, ku pjesëmarrës janë liderë të shumë shteteve. /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.