Sulmet ndaj bizneseve shqiptare në Greqi, MEPJ thërret ambasadoren greke

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr sot në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Greqi, duke nisur nga alarmi për bombë pranë Ambasadës tonë në Athinë, djegia e bizneseve shqiptare, protesta para Ambasadës dhe Konsullatës tonë, si dhe djegia e flamurit kombëtar.

Ambasadores iu kërkua distancimi dhe në të njëjtën kohë, dënimi nga ana e autoriteteve greke ndaj këtyre akteve të rënda, që cenojnë klimën e marrëdhënieve miqësore mes fqinjëve. MEPJ nënvizoi gjithashtu nevojën që autoritetet greke të marrin masat e duhura për të garantuar jetën dhe pronën e shtetasve shqiptarë me banim në Greqi. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.