STOKHOLM – Wallstrom: Suedia e gatshme për të pritur bisedimet e Jemenit

STOKHOLM, 31 tetor /ATSH-DPA/ – Suedia është e gatshme të presë bisedimet e udhëhequra nga OKB-ja midis palëve ndërluftuese në Jemen, theksoi ministrja e Jashtme suedeze, Margot Wallstrom, për radion suedeze gjatë një vizite në Norvegji.

“Ne duhet të kujtojmë se kjo është kriza më e madhe humanitare që kemi në botë dhe ne kemi përkrahur si në BE-në ashtu edhe OKB-në”, shtoi ajo.

Wallström nuk donte të komentonte mbi një datë duke thënë se procesi kishte për qëllim të fillonte pas ndërprerjes së armiqësive./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.